6 Prill, 2026

E njohur si “vajza më e bukur në botë”, modelja franceze feston 25-vjetorin e lindjes! Postimi i veçantë i Thylane Blondeau


Modelja franceze, Thylane Blondeau, e njohur si “vajza më e bukur në botë”, mbushi 25 vjeç të dielën, më 5 prill.

Thylane Blondeau (10)

Ajo publikoi një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shprehur mirënjohje për njerëzit që e rrethojnë.

Blondeau ndau një foto nga fëmijëria e saj, me mbishkrimin: “Dhe papritmas 25. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për këtë jetë të bukur, për familjen time, të fejuarin tim, miqtë e mi, punën time, kompaninë time dhe ju. Sot mungon një person. Mon Gégé. Më mungon dhe të dua.”

Thylane Blondeau (12)

Modelja përmendi mungesën e një personi të dashur, Mon Gégé, ose Gérard Kadoche, i cili ishte partneri i nënës së saj dhe vdiq disa muaj më parë.

Thylane Blondeau (9)

Thylane Blondeau u bë e njohur që në moshë të vogël, kur në moshën 5-vjeçare pozoi për revistën Vogue. Ajo është vajza e ish-futbollistit Patrick Blondeau dhe aktores dhe prezantueses Veronika Loubry. Thylane filloi modelimin që në moshë të hershme, duke bërë hapat e saj të parë që në moshën 4-vjeçare.

Thylane Blondeau (15)

Para se të fillonte shkollën, ajo kishte sfiluar në një shfaqje të stilistit Jean Paul Gaultier. Disa vite më vonë, bëri kopertinën e Vogue Enfants. Në moshën 13-vjeçare, u shfaq në kopertinën e revistës Jalouse, ndërsa tre vjet më parë ishte cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “vajza më e bukur në botë”.

Thylane Blondeau (16)

Në mars, ajo bëri të ditur se ishte e fejuar në Greqi. Modelja ndau lajmin e gëzuar në rrjetet sociale për propozimin e martesës nga i fejuari i saj, aktori francez Benjamin Attal, me të cilin ka një lidhje që nga viti 2022.

Thylane Blondeau (6)Thylane Blondeau (5)Thylane Blondeau (4)Thylane Blondeau (3)Thylane Blondeau (2)Thylane Blondeau (11)Thylane Blondeau (8)Thylane Blondeau (7)Thylane Blondeau (1)

© Panoramaplus.al