I ftuar në “Top Show Magazine” këngëtari i mirënjohur në Itali dhe jo vetëm ka folur për marrëdhëniet që ka me disa prej këngëtarëve shqiptarë. Ermal Meta ka treguar se nuk njeh shumë artistët shqiptarë, por të gjithë ato që ka njohur janë njerëz të mirë dhe i do shumë.

Moderatori Alban Dudushi ka kërkuar se të ndalojnë pak tek eksperienca në “Eurovizion” dhe për faktin se Shqipëria kishte tre këngëtarë atje edhe pse dy prej tyre përfaqësonin shtete të tjera.
Ermali i ka marrë fjalën duke thënë: Në fakt ishin dy nga Fieri. Duke iu referuar edhe origjinës së Elenit, e cila është gjithashtu nga qyteti i Fierit. Më pas këngëtari ka folur për përshtypjen që i ka lënë këngëtarja tjetër shqiptare, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovizion”.
Ai tha se Eleni është një njeri shumë i mirë, me një karakter të bukur dhe vajzë e muhabetit, Ermali tregoi gjithashtu se ishte ndjerë shumë mirë në prani të këngëtares dhe kishte qenë një kënaqësi për të që e kishte njohur në “Eurovizion”
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
