Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra është bërë paksa nostalgjike për kohën e fëmijërisë. Ajo është rikthyer pas në kohë, duke publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku ajo ka qenë vetëm gjashtë vjeçe.
Me flokët e kapura lart dhe faqet e rrumbullakëta, ajo duket teksa vrapon në lëndinë, e veshur me një fustan me lule. Nga fotografia duket se këngëtarja ruan të njëjtën buzëqeshje që ka edhe sot.
“Eh sikur të kthehesha edhe njëherë gjashtë vjeçe” – shkruan krahas fotos këngëtarja Mimoza Shkodra.

Kujtojmë se Mimoza Shkodra ka disa muaj që është e fejuar me këngëtarin Seldi Qalliu. Në një intervistë më herët, ajo zbuloi se ishte një vit e dy muaj më e madhe se partneri i saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
