Sot është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare. A e dalloni dot kush është? Bëhet fjalë për Enxhi Nasufin, e cila është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit këtë foto kur ka qenë e vogël ndërsa ka bërë me dije se imazhi është shkrepur disa vite më parë teksa ndodhej në shtëpinë e saj.

Sipas disa burimeve moderatorja do të prezantojë spektaklin “Big Brother Fan Club”, i cili do të startojë në janar të vitit 2024.

Disa ditë më parë Enxhi është shpallur fituesja e konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”, dukie fituar çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.


