Këngëtarja e famshme shqiptare mesa duket ka hapur arkivat, pasi ka postuar një foto kur ajo ka qenë e vogël. Bebe Rexha është rikthyer prapa në kohë, e në foton e postuar në “Instastory” ajo shfaqet e buzëqeshur së bashku me dy fëmijë të tjerë.

Bebe tashmë është njëra nga artistet më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar, këngët e së cilës po qëndrojnë në toplista të ndryshme.

Ajo po shijon suksesin e albumit të fundit ‘Expectations’ dhe këngës ‘I’m a mess’, në të cilën ka ndarë një përvojë të veçantë me fansat.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
