Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, vazhdon të mbetet një nga artistet më të admiruara shqiptare.

Së fundmi, 41-vjeçarja ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga fëmijëria, të realizuara vite më parë.

Në njërën prej tyre, ajo shfaqet me flokë dhe baluke të prera shkurt, me qëllim që të mos i binin në sy dhe të mos i pengonin shikimin.

Ndërsa tek tjetra, që është realizuar kur Leonora ka qenë në klasën e parë, flokët i janë rritur pak.

“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta? Edhe kjo frizura mos me të hy flokët në sy? Klasa e parë, u rritën pak flokët,”- ka shkruar këngëtarja krah postimeve që e kanë bërë nostalgjike.





