27 Qershor, 2022

“E nisën javën kështu!” Jorida Tabaku fotografohet me fëmijët para Kuvendit të Shqipërisë


Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ia ka dedikuar ditën e sotme tre fëmijëve të saj.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet me të vegjlit para Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga paraqitjet zyrtare e veshjet serioze, në këtë foto Jorida shihet me një veshje ‘casual’: xhinse, t-shirt dhe sandale. E po ashtu edhe fëmijët e  saj që janë të gjithë me kurriz nga kamera. “E nisën javën kështu! Paçi një sa më të bukur!” – ka shkruar Jorida krah fotos.

Jorida shpesh ndan me ndjekësit foto e video nga jeta e përditshme me fëmijët e saj: nga shëtitjet e pasditeve, festimet e ditëlindjeve apo edhe duke ndjekur ndeshjet në stadium:

Në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy vajzave binjake. E dy vite më pas mirëpritën në jetë djalin e tyre.

© Panoramaplus.al