Miley Cyrus nuk i la shumë vend imagjinatës, teksa postoi për miliona ndjekësit e saj në Instagram një foto nga vaska.

Këngëtarja u përpoq që gjoksin ta mbulonte me duar, teksa shkruante se ishte shumë e mërzitur nga mbyllja për shkak të pandemisë.

28-vjeçarja kishte vënë edhe një maskë në fytyrë, ndërsa flokët e shkurtër biondë i kishte kapur bisht.

Para pak ditësh, aktorja pozoi gjysmë e zhveshur për revistën “Rolling Stone”.

Miley aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, por ka pranuar publikisht se e do ende ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth, me të cilin u divorcua pa mbushur një vit martesë.

Së fundmi, këngëtarja lançoi edhe bashkëpunimin me Dua Lipa-n, një këngë të titulluar “Prisoner”.


