Tashmë numërimi mbrapsht ka nisur dhe të gjithë po aludojnë rreth fituesit të “Big Brother VIP”. Është thënë shpesh se ky format ka bërë për vete gjithë shqiptarët, e mes tyre edhe personazhet publike. Sigurisht, kjo nisur edhe nga fakti se këtë herë reality-show i është dedikuar VIP-ave dhe ata mbështesin kolegët apo miqtë e tyre.
Janë të shumta figurat publike që kanë treguar mbështetjen e tyre për banorin e preferuar në rrjete sociale, intervista apo kudo ku u jepet mundësia. Një prej tyre është edhe moderatorja Ilda Bejleri.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Ilda u pyet se kush mendon ajo se do jetë fituesi i fotmatit. Moderatorja tha se sipas saj e meriton Iliri për faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përtej faktit se i ka dhënë shumë asaj.
Më tej moderatorja ka treguar, se Ilir është edhe mik i mirë i vëllait të saj, i cili është po ashtu balerin në Itali.

