Kur kanë kaluar 14 vite nga dalja për herë të parë të telenovelës së famshme për adoleshentët “Rebelet”, aktorët protagonistë vijojnë jetën e tyre dhe sigurisht që vitet kanë bërë që ata të ndryshojnë fizikisht.

E mbani mend Diegon, djalin bukurosh që dashurohet me vajzën “mistrece” Robertën? Ai sot është 31 vjeç dhe duket shumë ndryshe, Christopher Vun Uckermann vijon të merret me muzikë dhe me aktrim.

Ka qenë aktor protagonist në disa filma dhe ka publikuar disa projekte muzikore mjaft të suksesshme, duke organizuar kështu dhe shumë koncerte. Nga postimet e tij në “Instagram” duket qartë se ka një pasion të veçantë për sportin dhe se një pjesë të kohës ai e kalon duke u marrë me të.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
