Aktorja e njohur Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të tretë. Ajo e ka bërë të ditur lajmin e ëmbël në një formë mjaft interesante duke vënë publikun në lojë.

Teksa ka shfaqur imazhin e të porsalindurit aktorja shkruan përbri: “Bebi erdhi… por misteri i vogël mbetet! Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë 💗 Apo Djalë 💙?,”

Në një tjetër postim në InstaStory Eliona shfaqet duke i dhënë gji bebit teksa falenderon zotin për ardhjen në jetë të tij.
“Era bebi fresëkt. Krahët plot, shpirti plot! Faleminderit ZOTI,” shkruan ajo.
Edhe pse aktorja vetë nuk ka bërë të ditur gjininë e foshnjës, në media qarkullon lajmi se pas dy vajzave, Gala dhe Sansa, ajo ka sjellë në jetë me partnerin Desi Alliu, përsëri një vogëlushe.



