14 Maj, 2025

E mbajti të fshehtë! Eixhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë, moderatorja zbulon lajmin e veçantë një muaj pas lindjes


Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka dhënë lajmin e bukur se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me Dj Dagz.

Me anë të një video të postuar në Instagram, Einxhel ka treguar se djali i saj ka lindur një muaj më parë (10 prill 2025), por ajo ka vendosur ta bëjë të ditur këtë gëzim të veçantë për fansat pikërisht sot (14 maj).

Në video e publikuar familja tashmë e përbërë prej katër anëtarësh janë shfaqur më të lumtur se kurrë në dhomën e spitalit me Trev  i cili duket mjaft entuziast për vëllain që ka ardhur në jetë.

Dhe një zemër më shumë. Faleminderit Zot,” shkruan Einxhel krah videos teksa ende nuk e ka zbuluar emrin e të voglit.

 

© Panoramaplus.al