2 Mars, 2018

E lumtur se po niset me pushime, por Turi i “ngrin” buzëqeshjen Orindës


Orinda Huta e Turjan Hyska janë një nga çiftet më simpatikë në showbiz-in shqiptar dhe nuk rreshtin asnjëherë së shprehuri publikisht dashurinë për njëri-tjetrin.

Moderatorja e njohur ka postuar një foto në “Instastorie” ku shfaqet shumë e entuziazmuar se do të shkojë për pushime në Londër.

 

Por bashkëshorti i saj Turi na tregon edhe njëherë që i ka shakatë të një niveli shumë të lartë.

Krahas postimit ku tregoi se do shkonte në Londër, Orinda ka publikuar një mesazh të ardhur në “Instagram” nga bashkëshorti i saj.

Në të ndodhej një link i CNN i cili paralajmëronte stuhi të frikshme në drejtimin për ku është nisur Orinda. “Sa shakator e kam”m ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Mesa duket Turi ka dashur të bëjë pak shaka me të përpara nisjes, por edhe të tregojë që kujdeset për bashkëshorten e saj.

 

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al