30 Tetor, 2020

“E lumtur që nuk kam vajzë”- Ema Roberts flet për shtatzëninë dhe tregon arsyen pse mendon kështu


Aktorja e njohur amerikane është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin, Garrett Hedlund.

ema roberts (2)

Aktorja është shprehur se ndihet e lumtur me faktin se është në pritje të një djali, raporton “People”.

ema roberts (6)

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Glamour, aktorja 29-vjeçare rrëfeu arsyen pse nuk do të dëshironte të kishte një vajzë.

ema roberts (4)

Jam përpjekur të mos blej shumë gjëra edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është, falë zotit që nuk kam një vajzë, sepse situata në lidhje me veshjen është thjesht një çmenduri“,- tha aktorja.

ema roberts (3)

Ndër të tjera, Ema sqaroi se si po përgatitet për lindjen në këto kohë të vështira pandemie. Ajo tha se më së shumti ka neps për ëmbëlsira dhe për akullore.

ema roberts (5)

Por, duket se aktorja po bën një pauzë dhe po e shijon këtë periudhë në izolim.

ema roberts (1)

Më parë, një burim i afërt i çiftit tha se partneri i saj është shumë i emocionuar që do të bëhet baba i një djali dhe se mezi po pret momentin.

© Panoramaplus.al