Naomi Campbell është shprehur se mëmësia është zhvillimi më i rëndësishëm në jetën e saj, pasi konfirmoi se dy fëmijët e saj erdhën në jetë nga një nënë surrogate.

Supermodelja u bë nënë për herë të parë në vitin 2021 në moshën 50-vjeçare dhe pozoi me të porsalindurën në kopertinën e Vogue. Në vitin 2023, pasoi ardhja e djalit të saj, për të cilin deri më tani nuk është dhënë asnjë detaj.
E pyetur gjatë një interviste për ITV se cili ishte momenti më krenar i jetës së saj, Campbell u përgjigj: “Padyshim që të bëhesha nënë, pa dyshim”.
“Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Ata më bënë të frikësohesha për të ardhmen”, tha supermodelja duke shpjeguar se kurrë s’ka kërkuar një baba për fëmijët e saj dhe se është e lumtur që është “një nënë beqare“.
Kur u pyet nëse fëmijët e saj erdhën në jetë nga një nënë zëvendësuese, modelja u përgjigj: “Po. Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Është 110% prioriteti im. Unë duhet të jem aty për ta në ditën e tyre të parë të shkollës”.
Modelja foli edhe për shqetësimin e saj se brezat e rinj nuk janë të interesuar të kenë fëmijë dhe këmbënguli se prindërimi ia vlen gjithmonë, sado të vështira qofshin rrethanat.
Ajo komentoi: “Kam dëgjuar shumë vajza të reja që thonë se është shumë e shtrenjtë të mbash fëmijë dhe mund të mos i duan ata, dhe unë thashë: “Do të ndryshoni mendje. Ju do të dëshironi të bëheni nëna. E kuptoj që financiarisht është e vështirë. Por nëna ime nuk kishte asgjë dhe ia doli. Ia vlen. Është kaq e mahnitshme.”
© Panoramaplus.al
