10 Tetor, 2024

“E lumtur që jam beqare”-Jennifer Lopez flet për herë të parë për ndarjen nga Ben Affleck: Mora mësimin e jetës


Aktorja Jennifer Lopez ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Ben Affleck. Dyshja arriti të rilidhej pas disa vitesh pasi ishin çift deri në vitin 2002.

Mirëpo, lumturia e tyre nuk zgjati shumë, vetëm dy vjet, pasi kohë më parë ylli latin ka paraqitur kërkesën për divorc nga aktori, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”. Madje, ajo ka shkruar në dokumente se ata ishin ndarë që në 26 prill, dy vite pas martesës.

Duke folur për revistën “Interview”, Jennifer Lopez nuk u fut në detaje për arsyet të cilat e çuan na marrjen e këtij vendimi çfitin.

Por aktorja pranoi se kjo përvojë ishte pjesë e një mësimi që i duhej për jetën e saj.

“Ka raste kur mendoj se e kam kuptuar se çfarë nuk shkon dhe më pas papritur jeta të hedh diçka tjetër për të parë nëse e ke mësuar mësimin. Dhe duket se nuk e kisha kuptuar në mënyrë kaq të thellë deri më tani. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të bëj gabime në të ardhmen. Kur e gjithë shtëpia juaj shembet, ju thjesht qëndroni në rrënoja dhe thoni çfarë mund të bëj që kjo të mos ndodhë përsëri? Dhe ti e shikon pak nga pak dhe thua ok, ndodhi, ky ishte roli im ketu, këtë duhet ta kisha parë më herët, ” u shpreh Jennifer.

Më pas Lopez theksoi se ndihet më mirë dhe më e lirë vetëm.

Është e rëndësishme të kaloni mirë me veten, nëse dëshironi të jeni të kompletuar, duhet të rrish vetë,” tha ndër të tjera Lopez.

Më tej ajo shtoi: “Mendova se e kisha mësuar këtë, por nuk e bëra. Dhe më pas erdhi kjo verë dhe unë thashë: “Duhet të iki dhe të jem vetëm, dua t’i tregoj vetes se unë mund ta bëjë këtë”.

Sigurisht, kjo nuk ishte e lehtë, siç e pranon ai. Ajo dha shembullin e ditëlindjes së saj në Hamptons. “Ndihesha e vetmuar, u ndjeva si e huaj, ishte e frikshme. Ndihesha e trishtuar, u ndjeva e pashpresë. Por kur i ndjen të gjitha këto, thua këto gjëra nuk do të më vrasin. Përkundrazi, duhet të të bëjnë të kuptosh se lumturinë mund ta ndjesh vetë”.

Gjithashtu aktorja tha se nuk dëshiron të përkufizohet nga një marrëdhënie dhe as të kërkojë lumturinë tek dikush tjetër.  “Unë nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë. Duhet ta kem brenda meje. Dikur thosha se isha një person i lumtur, por ende kërkoja diçka për të mbushur disa zbrazëti. Por tani po mendoj jo, ti je vërtet e mirë në vetvete.”

Së fundi, ajo ka deklaruar se tashmë është “e emocionuar” që është beqare.

“Nuk po kërkoj askënd, sepse kam bërë shumë gjëra në 25, 30 vitet e fundit, duke qenë në këto situata të ndryshme. Po sikur të jem thjesht e lirë?” përfundoi Jennifer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al