14 Janar, 2021

“E lumtur që hëna ime zbuloi diellin e saj”- Katy Perry uron partnerin e saj për ditëlindje me këto foto të pa publikuara më parë


Orlando Bloom festoi dje 44-vjetorin e lindjes. Aktori i njohur nuk mund ta priste këtë ditë speciale më mirë se me një urim të veçantë nga partnerja e tij, Katy Perry.

katy perry (7)

Këngëtarja postoi në rrjete sociale foto të pa publikuara më herët të tyre. Nga fotot duke larë dhëmbët bashkë deri tek udhëtimet e tyre, Katy u dha të gjithë fansave mundësinë që të njihnin një pjesë tjetër nga jeta e çiftit të famshëm, shkruan “Billboard”.

katy perry (14)

Gëzuar ditëlindjen e 44-të dashuria ime, baba i mrekullueshëm i Dove-s time dhe pasqyra vezulluese që sheh dhe reflekton atë që unë nuk mund ta shoh akoma.

katy perry (13)

Faleminderit që gjithmonë shtrihesh me mua dhe nuk largohesh kurrë. Kaq e lumtur që hëna ime zbuloi diellin e saj, të dua sa gjithë bota”, ka shkruar Katy përkrah fotove të tyre.

katy perry (12)

Mes fotografive nuk munguan ato të ditëve më të rëndësishme, si për shembull një imazh i yjeve nga nata kur ata u fejuan me njëri-tjetrin.

katy perry (11)

Dashuria mes Perry-t dhe Bloom-it lindin në vitin 2016-të, gjatë festës për “Golden Globes”.

katy perry (10)

Më pas, në 2017-ën ata u ndanë për pak kohë, për t’u rikthyer më të fortë se kurrë dhe për të krijuar bashkë një familje me vogëlushen e tyre, Daisy Dove.

katy perry (8) katy perry (3) katy perry (5) katy perry (4) katy perry (6)

© Panoramaplus.al