17 Shkurt, 2024

“E lumtur që ditë pas dite jemi gjithmonë e më pranë”-Arbana Osmani: Gëzuar të gjithë popullit të Kosovës!


Kosova feston sot 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Edhe Arbana Osmani zgjedh ta urojë me një postim 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Me një kolazh fotosh me disa nga personazhet më të njohura nga Kosova, moderatorja shkruan se ka shumë miq të mirë nga Kosova e cila ndër vite ka falur dashuri.

Në foton e parë ajo shfaqet me Presidenten Vjosa Osmani duke vijuar me këngëtaret, Ylli Limani, Fifi etj.

Gëzuar Pavarësinë Kosovë, ky vend që ndër vite, më ka falur kaq shumë dashuri, dhe kaq shumë miq të mirë. Gëzuar disa prej njerëzve më punëtorë e më frymëzues që njoh. Gëzuar të gjithë popullit të Kosovës kudo janë, e lumtur që ditë pas dite jemi gjithmonë e më pranë “- shkrua Arbana në postimin e saj

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

 

© Panoramaplus.al