21 Gusht, 2024

“E lumtur për dështimet e Jennifer Lopez!” Rikthehet në vëmendje armiqësia mes këngëtares dhe Mariah Carey: Nuk është aq e talentuar sa mendon…


Jennifer Lopez ka pasur një vit sfidues, si nga ana personale, edhe nga ajo profesionale. Aktorja dhe këngëtarja është ndarë nga Ben Affleck, si dhe anuloi turneun e saj “This Is Me… Live”.

Anulimi i turneut  që nënkuptonte heqjen e 36 datave të koncerteve nga kalendari  shkaktoi një valë reagimi për Lopez, si dhe një përgjigje pikante nga rivalja e vjetër e saj, Mariah Carey, armiqësia e së cilës ndaj Jennifer Lopez daton dekada më parë.

Një raport nga In Touch pretendon se Carey po kënaqet me dështimet profesionale të Lopez, pasi turneu i saj u anulua dhe filmi i Netflix në të cilin ajo luajti, “Atlas”, u prit me komente të vakëta nga kritikët.

Mariah beson se është karma që po kafshon Lopez në prapanicë, sepse ajo nuk është aq e talentuar sa mendon dhe shumë arrogante,” tha një burim i brendshëm për In Touch. “Për Jennifer, është një goditje e madhe që Mariah që bën të gjitha këto plane të mëdha koncertesh, veçanërisht sepse ajo e di se sa shumë ka qenë duke folur për të dhe duke qeshur për divorcin e saj”.

Carey ka shumë miq të përbashkët me Lopez. Si e tillë, këngëtarja i di problemet personale dhe profesionale të Lopez – dhe po kërkon të përfitojë shumë prej tyre.

© Panoramaplus.al