26 Nëntor, 2020

E la për reperin 4 vite më të vogël, Megan Fox paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshorti, Brian Austin Green


Megan Fox po ndërmerr hapa ligjore për t’i dhënë fund martesës së saj me aktorin, Brian Austin Green.

34-vjeçarja paraqiti të mërkurën në gjykatë kërkesën për divorc nga bashkëshorti, me të cilin ka tre fëmijë.

Vendimi i saj vjen disa ditë pasi debutoi për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurin Machine Gun Kelly në American Music Awards, të dielën.

Green konfirmoi se është ndarja nga aktorja në muajin maj, pasi Fox u pa nën shoqërinë e reperit 30-vjeçar.

Ish-çifti janë prindër të tre djemve: Noah Shannon, 8 vjeç, Bodhi Ransom, 6 vjeç dhe Journey River, 4 vjeç.

Green dhe Fox u takuan për herë të parë në xhirimet e “Hope & Faith” në 2004, kur aktorja ishte 18-vjeçe dhe Green, 30.

Ata qëndruan në lidhje për dy vite dhe u fejuan në nëntor 2006, përpara se të ndaheshin në shkurt 2009.

Megan Fox dhe Brian Austin Green u fejuan sërish pas një viti dhe u martuan në 2010.

Pesë vite më vonë, ish-çifti pësuan sërish një krizë në martesën e tyre dhe aktorja kërkoi divorcin.

Në atë kohë, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tretë së bashku dhe u pajtuan një vit më pas.

Pas ndarjes, Fox nisi një lidhje me reperin, me të cilin luajti në filmin e ardhshëm “Midnight in the Switchgrass”.

Në podkastin e tij, Green tha se ndarja e tyre erdhi pasi Fox u kthye në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas disa muajsh larg njëri-tjetrin ndërsa ajo po xhironte filmin jashtë vendit me Kelly-n.

Megjithëse ndarja e tyre dukej miqësore në fillim, të dy janë përplasur që në mediat sociale, ndërsa  burime thanë për “People” se Megan dhe Brian janë në mosmarrëveshje prej disa kohësh.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al