Mori shumë komente negative e ofendime në fotografinë “El Dorado ose Rozafa Junior” ku mbante njërin gjoks me dorë dhe shfaqej me veshje të artë.

Pas asaj fotoje, modelja seksi Oriola Marashi postoi një foto bombastike, në të cilën ka ekspozuar tërësisht pjesën e poshtme të gjoksit, duke dalë gati topless.

Ky postim erdhi si një reagim pas shumë komentesh e ofendimesh në foton e parë të postuar nga ajo.

Por në foton e fundit kanë qenë edhe personazhe të njohur që kanë komentuar, duke nisur nga mamaja e saj Xhoi Jakaj që i shkruan: “Kleopatra e viteve moderne”. Ndërsa modelja ia kthen: “Flm mama”.

Por në këtë foto kanë komentuar edhe modelja e njohur Françeska Jaçe e blogerja Armina Mevlani.

Armina i komenton në anglisht: “Godness”, e Oriola i thotë se është super yll.

Ndërsa Françeska i shkruan: “Perendeshë” dhe përgjigja i vjen: “Bukuri je”.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
