22 Shkurt, 2018

E kritikuan se u martua me maqedonas, Adelina Tahiri: Kam lind shqiptare e do vdes…


Një ditë më parë konfirmoi se është në pritje të ëmbël, e madje zbuloi edhe gjininë duke thënë se “është djalë” bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Tahiri, e cila sot ka vendosur që të rrëfejë për herë të parë ndjenjën e bukur që po përjeton gjatë kësaj periudhe.

Me anë të një fotoje në “Instagram”, Adelina ka falënderuar të gjithë për urimet dhe shkruan se është shumë e emocionuar e se asgjë nuk e bën më të lumtur sesa shtatzënia.

“Doja t’ju falenderoja të gjithë për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur të dedikuar. Faleminderit nga zemra është fjalë e vogël. Jam në një gjendje aq të emocionuar dhe të mirë saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj dhe të tregoj si ndihem. Dashtë Zoti çdo femër të kaloj në këtë periudhë më të bukur jetësore, se asnjë gjë nuk më bën më të lumtur sesa shtatzënia”, shkruan Adelina.

Në fund këngëtarja përmend faktin që është shqiptare dhe do mbetet e tillë dhe se dashuria nuk ka moshë e as racë, si kundërpërgjigje ndaj fansave që e kanë kritikuar për faktin që është martuar me milionerin maqedonas 50-vjeçar.

“Dua vetëm një gjë që shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri. Dashuria në jetë nuk ka fe, rracë, as moshë e as kufi. Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do vdes e tillë”, përfundon Adelina.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al