25 Qershor, 2018

E kritikuan se shkoi me make-up në plazh, Aurela Gaçe u përgjigjet: Na çatë kokën


Disa ditë më parë, këngëtarja Aurela Gaçe u bë kryefjala e portaleve pasi shkoi në plazh me make-up. Ajo postoi foto në rrjetin social “Instagram” dhe komentuesit ia vënë në dukje këtë gjë, të cilët e pyesin se pse kishte vendosur që të shkonte me makijazh në plazh.

Mirëpo këngëtarja nuk i ka duruar komentet e fansave dhe i ka kthyer përgjigje e revoltuar në postimin e saj.

“Çfarë kishe ndonjë hall ti? Hajde mos na çani kokën ju me gjithë mendimet tuaja. Ty të prish ndonjë punë? Jo. Atëherë vazhdo jeto jetën tënde”, i përgjigjet Aurela fansave.

Ndërsa një tjetër komentues e akuzon këngëtaren se duket shumë e fryrë dhe e mbushur nga gjilpërat.

“Bravo e gjete. Na keni çarë kokën, ju s’dini punë tjetër. Kur duken rrudhat, u plak, kur s’duken, patjetër ka bërë diçka. Mençuria vetë jeni”, ja ka kthyer ajo e revoltuar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al