2 Maj, 2018

E kritikuan se ftoi Ijen e Besit në emision, reagon ashpër Rudina Magjistari: Në vend që të merreni…


Ajo tashmë është bërë një personazh i njohur dhe është ftuar edhe në emisione të ndryshme. Bëhet fjalë për gjyshen e humoristit të njohur Bes Kallaku, Ija.

Kjo e fundit ishte e ftuar para pak ditësh te “Rudina” në “Tv Klan”, ku i solli mjaft pozitivitet puntatës të asaj dite.

Por teksa shumë prej teleshikuesve mund të jenë argëtuar me intervistën e gjyshes më të komentuar në Shqipëri, disa të tjerë e kanë pritur negativisht.

Njëra prej tyre ka qenë edhe një gazetare e cila i kushtoi një shkrim me nota negative, ftesës së Ijes në emision. E mesa duket diçka e tillë e ka irrituar së tepërmi Rudina Magjistarin, e cila ka reaguar mjaft ashpër me anë të një statusi si përgjigje ndaj gazetares në fjalë dhe të gjithë atyre që mendojnë si ajo.

“Meqe dje, disa prej komentuesve “te shqetesuar” e ndonje gazetareje lart e poshte, qe sugjeron ligjerata akademike çdo dite pasditeve ne tv, se çfare modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj qe perveçse argetoi, na kujtoi modelin e njeriut qe per te siguruar jetesen ben edhe pune krahu e fushe, qe ka rritur plot femije e niper te mbare e qe pavaresisht jetes se veshtire, buzeqeshja dhe humori ia gezon shpirtin edhe sot e kesaj dite, qe ka vajtur afer te tetedhjetave. Do uroja shume qe kete model ta ndiqnin edhe shume prej atyre qe rrine e shkojne kohen ne fb duke komentuar lart e poshte, ne vend qe te merren me nje pune e te mbushin jetet e tyre. Gezuar 1 Majin!”, shkruan Rudina.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al