23 Prill, 2019

E kritikuan për aftësitë e saj për të edukuar fëmijët, këngëtarja e famshme merr vendimin e papritur (FOTO)


Pasi mori shumë komente negative lidhur me aftësitë e saj për të edukuar fëmijët, këngëtarja e famshme ka vendosur që tani e tutje mos të postojë asnjë fotografi të tyre në rrjetet sociale.

Është fjala për Pink, e cila e ftuar në emisionin “The Ellen Show”, i shpreh se nuk do të shohim më postime prej saj ku janë dy fëmijët.

Ky vendim vjen pasi ajo postoi një fotografi me dy fëmijët, të cilët shfaqeshin duke parë një pelikan që hyri në dhomën e tyre. Në këtë imazh, djali i saj 2-vjeçar ishte pa rrobat e banjës.

“Ne jetojmë në një fermë. Fëmijët e mi rrinë lakuriq. Edhe unë rri lakuriq ndonjëherë. Kam qarë aq shumë nga komentet, sepse më pëlqen që të ndajë momente me familjen… Jam krenare për fëmijët e mi më shumë sesa çdo gjë tjetër që kam bërë dhe thjesht nuk do të publikoj më foto me ta. Nuk do ta bëj më”, tha Pink.

Këngëtarja me famë botërore ka dy fëmijë, një vajzë 7-vjeçare, Willow dhe djalin Jameson.

© Panoramaplus.al