E krahasoi veten e saj me ‘Spoc’k dhe u kërkoi ndihmë fansave për të rimodeluar vetullat e saj! Kjo është ish-modelja e cila iu nënshtrua një ‘lifting’ fytyre përgjatë kohës që për të ishte lëshuar një urdhër arresti.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të Tik-Tok të mërkurën, ish-modelja magjepsëse, 46 vjeçe, u kërkoi fansave ndihmë për të rregulluar vetullat e saj.

Kohët e fundit ajo u nis për në Turqi për tju nënshtruar një operacioni, pavarësisht se kishte një urdhër arresti për të si pjesë e çështjes së saj të falimentimit prej 760,000 £.
Duke treguar rezultatet, dhjetë ditë pas procedures, Katie pranoi se ndërsa ishte e kënaqur me fytyrën e saj të re, por ajo kishte nevojë të sistemonte vetullat e saj.

Pasi mori disa komente, në lidhje me ngritjen e fytyrës së saj, Katie shpjegoi: ‘Më kishin hequr yndyrën nga trupi im dhe më kishin vënë në faqe dhe buzë. Edhe nëna ime e miraton fytyrën time të re! Price tha se dukem shumë më e re.
Modelja vazhdoi: “Dukem plastike sepse jam plastike, të paktën ju tregoj gjithçka që kam bërë.
Më duhet të rregulloj vetullat e mia, dukem si Spock nga Star Trek, kështu që nëse dini dikë që mund t’i rregullojë këto, më njoftoni.
Nuk ka rëndësi se çfarë më thotë dikush nga ju, nuk do të më ulni poshtë. Unë kam bërë një rrugë shumë të gjatë nga një vend i errësirës dhe depresionit. Unë kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam.’
Unë jam këtu vetëm për të dhënë dashuri. Njerëzit që i poshtërojnë njerëzit, padyshim që kanë probleme me veten. U desh kohë por ja arrita.”

© Panoramaplus.al

