23 Gusht, 2025

“E kisha për përdorim personal!”- U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës!


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u arrestua një ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

marina-fara

Trupi gjykues mësohet se ka vendosur që  Marina Fara, të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.

Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.

Marina Fara -arrestimi-policia (6)

Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.

5 vite më parë Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.

Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

Marina Fara -arrestimi-policia (5)

Ngjarja 5 vite më parë

Sipas burimeve te Gazetes Shqiptare, ne ate kohe Policia ka qenë duke ndjekur dy persona duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda.

Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Marina ose Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

marina fara8

Operacioni “Mezhgorani”

Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia ne ate kohe vetëm ushtroi kontroll banese.

Marina Fara -arrestimi-policia (6)Marina Fara -arrestimi-policia (4)Marina Fara -arrestimi-policia (3)Marina Fara -arrestimi-policia (2)

Marina Fara -arrestimi-policia (1)

© Panoramaplus.al