Modeli Ylli Dreshaj, një nga banorët e “Ferma VIP”, ka rrëfyer mes lotësh amanetin e gjyshit të ndjerë të cilin e konsideronte baba.

Biseda filloi kur Keisi Meshau i tha atij se i kishte rregulluar krevatin dhe aty kishte gjetur foton e gjyshit të tij.

Kjo bëri që Ylli të përlotej dhe të tregonte se arsyeja që është bërë pjesë e këtij formati është pikërisht ai.

“Jam këtu për amanetin që ma ka lënë gjyshi. Më thoshte gjithmonë se e kishte ëndërr të më shihte në një format të tillë,” u shpreh ai.

Biseda e plotë:
Keisi: Po rregulloja krevatin tënd dhe pash një foto aty, një të vogël.
Ylli: A është aty akoma, inshallah se ke heq, ai është pika ime e dobët. Gjithmonë i druhem asaj pjese, nuk preferoj ta bisedoj. I kam thënë vetes që nuk do qaj për të ama. Jam këtu për amanetin që ma ka lënë gjyshi. Më thoshte gjithmonë se e kishte ëndërr të më shihte në një format të tillë. Bab kam qejf të të shoh 24/7, të të shih si je me shoqërinë, si je në raport me njerëzit, si sillesh. Çfarë bën, a ofendon.
Keisi: A i thërrisje baba?
Ylli (duke lotuar): Ai ishte baba im, gjysh e kam pasur por babain tim kurrë nuk e kam thirrur baba, se ka qenë pak më i ftohtë ndaj nesh, sepse e ka bërë jeta ashtu, jo puna, jo poshtë jo lart. Është polic dhe njësi speciale në Pejë, ka qenë gjatë gjithë kohës jashtë shtëpisë. Prandaj gjyshi ka qenë babai, nëna ime, gjithçka për mua.
© Panoramaplus.al
