1 Qershor, 2018

E kemi parë gjithmonë me kaçurrela të gjata, por këngëtari humb sfidën dhe pret flokët (Foto)


Këngëtari i mirënjohur dhe i dashur nga e gjithë diaspora, ka marrë vendimin “drastik” për të bërë një ndryshim në look-un e tij. Jemi mësuar ta shohim këngëtarin Gena për vite me radhë me kaçurrela të gjata, por tani ai nuk i ka më.

Ndryshimin e stilit të flokëve e ka njoftuar këngëtarja Big Mama, e cila ka filmuar Genën duke prerë flokët. Në “Instastory” Big Mama shkruan se këngëtari nga Shqipëria humbi sfidën, kështu që i takon të shkurtoj flokët.

Në pamjet e nxjerra nga këngëtarja, shohim se rolin e berberit e ka marrë moderatori nga Kosova, Labinot Gashi, i cili duket teksa po i shkurton flokët Genës.

Panorama Plus   

© Panoramaplus.al