16 Maj, 2020

“E ke çun se je prishur në …”- Ndjekësi i ‘zbulon’ gjininë e fëmijës Olta Gixharit, ja si i kthehet aktorja shqiptare


Olta Gixhari njoftoi dje lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë me partnerin e saj misterioz.

Ajo publikoi një foto me të dashurin të shtrirë në breg të detit, të përqafuar me njëri-tjetrin pasi kanë bërë sërf.

Mirëpo, aktorja është siguruar që të mbulojë fytyrën e partnerit për të mos u indentifikuar si edhe fytyrën e saj.

“Mami dhe babi”- shkroi Olta në përshkrimin e fotos, duke konfirmuar lajmet se është në pritje të ëmbël.

Të shumta ishin komentet që e uronin aktoren për shtatzëninë. Ndërsa kishte edhe ndjekës që ishin kurioz për gjininë e bebit.

Një prej tyre ka hamendësuar se ajo është në pritje të djalit duke shkruar: “Urime e paske çun se qenke prishur në fytyrë. Të vijë shëndetshëm, kjo ka rëndësi.”

Olta iu kthye duke thënë: “Po ku ma pe fytyrën”, duke mos dhënë detaje mbi gjininë e foshnjes.

Prej disa kohësh aktorja është zhvendosur në Spanjë ku po shijon ditët e dashurisë me partnerin e saj.

Madje janë aq të lumtur në krahët e njëri-tjetrit saqë kanë ndërmarrë hapin për të krijuar familje së bashku.

/Panoramaplus.al

          

© Panoramaplus.al