Historia e dashurisë së Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit është një ndër më të komentuarat pas daljes së tyre nga “Për’puthen”.

Dyshja i habiti të gjithë, sepse lidhjen e mbajtën të fshehtë, për shkak se sipas Teas dhe Andi Shehut, këta të fundit ishin detyruar të dilnin çift nga emisioni.
Megjithatë, tashmë çifti janë bashkë dhe nuk ngurojnë të ndajnë herë pas here detaje nga marrëdhënia e tyre, si dhe foto e video në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Tea u pyet se çfarë pëlqeu më së shumti tek Bearti që i fitoi zemrën.
“Një korrigjim. E kam zënë unë se ky kishte turp. Kishte turp nga unë”, iu përgjigj Trifoni ndjekëses.
22-vjeçarja ka rrëfyer më parë se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes së saj me Beartin.

Madje edhe natën e ndërrimit të viteve, ata e kanë kaluar bashkë në Kosovë, tek familja e Rexhepit.
Pas sulmit të madh që mori në rrjete sociale, Tea vendosi të tregojë disa prova që vërtetonin ato që ajo thonte në lidhje me produksionin, duke publikuar disa mesazhe zanore në Instastory.

Por, mbrëmë ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se bashkë me Beartin, nuk kanë pranuar asnjë intervistë, sepse duan të jetojnë të qetë dhe jo të merren më me këtë çështje.
© Panoramaplus.al
