15 Prill, 2021

“E kam urryer veten”- Ylli i “The Bachelor” pranon publikisht se është homoseksual


Dy vjet pasi mbaroi sezonin në “The Bachelor”, Colton Underwood ka pranuar publikisht se është homoseksual. Underwood e zbuloi orientimin e tij seksual gjatë një interviste me “Good Morning America”, raporton “USA Today”.

colton underwood (2)

29-vjeçari i “The Bachelor” foli hapur për drejtimin e tij homoseksual gjatë vitit të kaluar. Deri tani, ai nuk e kishte bërë publik, por, siç rrëfeu në intervistën e fundit, mirë është që njerëzit ta dinë.

colton underwood (3)

I jam larguar vetes për një kohë të gjatë, e kam urryer veten për një kohë të gjatë“- tha ai pasi pranoi drejtimin seksual në intervistën me Robin Roberts.

Hapi tjetër në të gjithë këtë gjë është t’i lëmë njerëzit ta dinë. Jam akoma nervoz …. Por po përjetoj emocione në një mënyrë kaq pozitive, saqë ndihem i lumtur. Jam më i lumtur dhe më i shëndetshëm sesa kam qenë ndonjëherë në jetë dhe kjo është e gjithë bota për mua”, – vijon Underwood.

colton underwood (6)

Ylli i reality show-t i kërkon ndjesë publike edhe Cassie Randolph, ish-partneres me të cilën doli fitues nga “Bachelor”. Cassie dhe Underwood u frekuentuan për gati një vit, por lidhja mori fund, pasi gjërat nuk po funksiononin.

colton underwood (7)

Do të doja t’i kërkoja ndjesë për mënyrën se si morën fund gjërat”,- shton Underwood. “Isha shumë konfuz dhe bëra zgjedhje të këqija.

colton underwood (5)

Pavarësisht se ishte homoseksual, Colton pranoi se në të vërtetë u dashurua me Randolph: “Kjo më bëri edhe më shumë konfuz.… Do të doja të isha më i guximshëm për të ekuilibruar veten para se të lëndoja dikë tjetër.

colton underwood (1)

© Panoramaplus.al