Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë lajm të bukur çifti e dha nëpërmjet publikimit të disa fotove me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, ajo ka treguar se si po i shkon shtatzënia e dytë.

Ish-Miss Shqipëria tha se nuk është aspak si e para, pasi me djalin, Efehan-in, e ka pasur shumë më të lehtë, ndërsa tani nuk është ndjerë shumë mirë.

Nisur nga këto ‘simptoma’, ndjekësit kanë filluar t’i thonë se këtë herë do të sjellë në jetë një vajzë.

“Shtatzënia me Efehan-in ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Isha shumë energjike dhe doja vetëm që të shëtisja.
Ndërsa këtë radhë, e kam pak të vështirë, sepse dua gjithë kohën të fle, nuk ndihem shumë mirë, më përzihet shpesh dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu, do të thotë se është vajzë,”- u shpreh moderatorja.
Madje, ka patur edhe nga ata që i kanë thënë se mund të ketë edhe binjakë, por Almeda Abazi e sqaroi një herë e mirë këtë gjë duke thënë se e kanë parë bebushin dhe është e sigurt që është vetëm një.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u martuan në vitin 2017 dhe dy vite më vonë u bënë prindër për herë të parë, pasi mirëpritën në jetë një djalë.
© Panoramaplus.al
