Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka rrëfyer së fundmi për publikun një moment shumë personal nga jeta e saj familjare, lidhur me shtatzëninë e saj të fundit.

Ajo tregoi se lajmi i shtatzënisë erdhi në një periudhë kur ishte e zënë me punë dhe shumë ngjarje të tjera që e kishin lodhur emocionalisht.

“Më ka ardhur Zoi në jetën time, kur kam qenë në kulmin e punës dhe kulmin e shumë ngjarjeve që më kishin lodhur emocionalisht,” u shpreh moderatorja.
Ajo ka treguar se kishte planifikuar një periudhë pushimi dhe qetësie, duke përfshirë edhe një udhëtim të largët në Amerikë.

“Kisha shumë nevojë, që më në fund do t’i hiqja gjirin Diellit pas një viti. Kisha programuar një udhëtim të largët në Amerikë, do rrija me Edin ca ditë për qejf… Më në fund do qetësohesha. Pastaj zbuloj që isha shtatzënë dhe nuk dua ta them këtë, se ajo do rritet dhe do shikojë programin dhe s’dua që të mërzitet, por në atë kohë ishte një shock. Dhe e kam dënuar veten se u mërzita,” ka shtuar ajo.

Ndër të tjera Arbana tregoi se fillimisht nuk ndihej gati për një fëmijë tjetër dhe se kishte shumë pyetje për mënyrën se si do të arrinte të menaxhonte punën, pasionet dhe dy fëmijët e tjerë.

“Por më erdhi shumë natyrshëm. Nuk isha gati për një fëmijë tjetër aq shpejt. Një nga pikëpyetjet që kisha ishte ‘Bobo, si do t’ja bëj me punën dhe me pasionet e mia, dhe me dy fëmijët e tjerë dhe me të gjitha këto sipërmarrje që i kisha marrë ndërkohë?’”

Megjithatë, moderatorja theksoi se gjithçka u rregullua më pas dhe arriti të balancojë punën me jetën familjare: “Pastaj për çudi, u bënë të gjitha. Bëhen të gjitha punët pastaj, ” rrëfeu ajo në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”.


