4 Shkurt, 2021

E ka tradhtuar? Ja çfarë ka ndodhur mes partnerit të Jennifer Lopez dhe Madison LeCroy


Madison LeCroy po flet mes spekulimeve se ajo kishte një lidhje me Alex Rodriguez, partneri i Jennifer Lopez.

jennifer lopez, alex rodriguez, madison lecroy (2)

Pas episodit të së enjtes të serialit të “Bravo Reality”, kur LeCroy u akuzua nga disa nga shoqet e saj se kishte fjetur me ish-lojtarë të “MLB”, të martuar, u bënë zëra se njëri nga burrat në fjalë mund të ketë qenë Rodriguez, sipas “People”.

jennifer lopez, alex rodriguez, madison lecroy (3)

Tani, LeCroy pretendon se ajo dhe lojtari profesionist i bejsbollit kanë komunikuar përmes telefonit, por i mohon që ata të kenë pasur ndonjëherë një marrëdhënie fizike.

jennifer lopez, alex rodriguez, madison lecroy (1)

Një burim që e njeh Rodriguez, 45 vjeç, thotë për “PEOPLE”: “Alex nuk e ka takuar kurrë“.

Në një intervistë me “Page Six” të mërkurën, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.

Është thjesht një i njohur”, shtoi ajo.

alex rodriguez, jennifer lopez (5)

Po kështu, sqaroi se Rodriguez në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo!

E gjitha kjo ka ndodhur një vit më parë, por po përflitet tani”, sqaroi Madison.

Kjo nuk është hera e parë që Alex akuzohet për tradhti. Një ditë pasi ai dhe Jennifer shpallën fejesën në vitin 2019, bejsbollisti Jose Canseco deklaroi se Alex e tradhton Jennifer-in me ish-gruan e tij.

Ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten time, Jessica-n. E shkreta vajzë, nuk e ka idenë se kush është ai”, shkroi asokohe Canseco në Twitter.

© Panoramaplus.al