9 Nëntor, 2023

E ka mbajtur të fshehtë për dy vjet, Kim Kardashian zbulon tatuazhin që ka bërë për ish-partnerin e saj!


Themeluesja e “SKIMS” ka zbuluar në episodin e së enjtes të “The Kardashians” se ka bërë një  tatuazh natën që prezantoi “Saturday Night Live” në tetor të vitit 2021 dhe e ka mbajtur atë të  fshehtë për dy vite nga fansat e saj.

Nëna e katër fëmijëve tregoi se, tatuazhi që ajo ka bërë poshtë buzës së poshtme lidhet me ish të  dashurin e saj Pete Davidson dhe është simbol i pafundësisë.

“Natën kur prezantova “SNL”, unë dhe të gjithë miqtë e mi bëmë tatuazhe të ngjashme por pashë që  të gjithë po i bënin ato në duar dhe unë thashë: ‘Nuk do të ketë asnjë fotografi që të tregojë që unë kam një tatuazh’- tregoi ajo.

“Askush nuk e di askush nuk e sheh atë . E harroj, por herë pas here e shoh kur laj dhëmbët dhe them me vete. Çfarë është ajo gjë e zezë në gojë time? “- përfundoi Kim.

Ajo pranoi se mbante të fshehur një tatuazh që askush përveç miqve të saj nuk e dinte.

Kujtojmë kështu që Kim filloi të takohej me Pete Davidson pasi e puthi atë gjatë një skene në “SNL” ku thuhet se ai ka bërë tatuazhe dedikuar Kim.

 

 

© Panoramaplus.al