Stresi dhe Keisi prej kohësh jetojnë në distancë, por ndjenja që kanë duket se është më e fortë se gjithçka tjetër.

Janë rrjetet sociale ato që i kanë mbajtur “pranë”, pasi Keisi jeton në Kanada, ndërsa Stresi në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, Keisi ka ndarë në Instastory një video, që tregon se malli po i djeg të dy.

Në sfond të videos dëgjohet kënga “Betohemi” dhe krahas saj, Keisi ka vendosur emojin e dy duarve që kanë kapur gishtat e vegjël të njëri-tjetrit.


