5 Qershor, 2018

“E ka mamanë pastruese”, Gerta e BB9 i kundërpërgjigjet Dasarës: Injorante mamaja ime ka 8 vite që ka vdekur


Që prej ditës së djeshme ka plasur sherri ndërmjet dy moderaotoreve dhe ish-banores së “Big Brother 9” Gerta Shino, shkak ka qenë video e dy gazetareve, ku duket se vënë në lojë një sanitare. Dasara dhe Roza ishin duke xhiruar një intervistë kur një grua ka dalë para kamerës dhe dy moderatoret kanë thënë:”Do mbylli turnin ajo”.

Pasi ka parë këtë video ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Gertës së “Big Brother 9”, e cila i quajti vajzat k*rva

“Nëse i besdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kamerës, të ishin çuar t’ja kishin marrë fshesën nga dora e të pastronin vendin më shpejt! Këto i quaj tamam k*rva! Shkofshi në djall të dyja”, shkruante ndër të tjera Gerta.

Por menjëherë ka edhe njëra nga moderatoret:

“Unë mendoj që kjo e indinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj”, ka shkruar Dasara.

Por ish-banorja e “Big Brother 9” vjen me një reagim të rëndë në “Instastory”, ku e konsideron moderatoren një injorante dhe tregon se mamaja e saj ka 8 vite se ka vdekur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al