17 Mars, 2022

E ka kërcënuar disa herë, por a përbën rrezik Kanye West për Pete Davidson? Ja çfarë tha Julia Fox


Julia Fox këmbëngul se Kanye West nuk do të lëndonte as një mizë, e aq më pak Pete Davidson, sepse ai është mjaft i parrezikshëm, sipas saj.

Aktorja i cilësoi sulmet e tij ndaj të dashurit të Kim Kardashian vetëm një formë e “shprehjes së tij artistike”.

Ajo është pyetur sot për kërcënimet e vazhdueshme të Kanye kundër Pete që filluan ndërsa ajo dhe Ye ishin ende në lidhje. Shumë njerëz mendojnë se Kanye ka kaluar kufirin, por Julia nuk sheh asnjë rrezik real në horizont.

Ndonëse ajo pranon se ish-i i saj është treguar agresiv, ajo thotë se reperi i ka të gjitha fjalë.

“Kanye nuk është i rrezikshëm. Kjo është thjesht mënyra e tij artistike e të shprehurit. E di që është agresive por mendoj se Kanye nuk do dëmtonte as një mizë.”-tha ajo.

Ka njerëz që mendojnë se sjelljet e Kanye janë një shenjë se ai mund të jetë një kërcënim për veten, dhe Julia gjithashtu u pyet për këtë.

Ajo ishte shumë e afërt me Kanye-n gjatë kohëve të fundit, kështu që ajo e di mirë atë që po ndodh me të në prapaskenë.

“Nuk e besoj por po e marrë në telefon dhe po e pyes. Gjithsesi unë jam single dhe i bë thirrje të gjithve që duan të më njohin e nuk jam në një lidhje dashurie.”-mbylli ajo prononcimin e saj.

© Panoramaplus.al