12 Mars, 2025

E impresionuar me aftësitë muzikore të djalit të saj, flet Britney Spears: Nuk mund ta besoj se është i imi


Britney Spears duket se kohët e fundit ka përmirësuar marrëdhënien me djalin e saj, Jaden, madje është shfaqur e lumtur së fundmi teksa zbuloi se 18-vjeçari po ndjek hapat muzikor të nënës së tij.

43-vjeçarja ka shpërndarë dy video në Instagram, në të cilat ka fiksuar momentet me djalin e saj në shtëpi. Në njërën prej tyre dëgjohet Spears duke e lavdëruar teksa ai këndon përballë saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)


Ishte e pabesueshme! Djali im sapo luajti, o Zot”, dëgjohet duke thënë Spears, teksa shton: “E ndjeva në kocka, në zemër, në mushkëri, në fyt.”

 

© Panoramaplus.al