28 Qershor, 2018

E gjithë vëmendja te Angelina Jolie, e mahnitshme me elegancën e saj (FOTO)


Ajo është një ndër aktoret më të preferuara në të gjithë botën, e cila është fituese e Çmimit Oscar dhe një ikonë e modës. Sot aktorja e famshme Angelina Jolie i ka bërë të gjithë të kthejnë sytë nga ajo.

43-vjeçarja është shfaqur shumë elegante gjatë pjesëmarrjes së saj në festën  e organizuar për 200-vjetorin e  Shërbimit, Përkujtimit dhe Dedikimit të Urdhrit më të shquar të Shën Michael dhe Shën Gjergjit në Katedralen e Shën Palit në Londër.

Jolie u shfaq e veshur me një fustan të fildishtë ndërsa në kokë mbante një kapele. Gjatë gjithë kohës ajo u shfaq e buzëqeshur dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me elegancën e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al