11 Maj, 2018

E gjithë Europa “çmendet” pas Eugent Bushpepës! Ky detaj tregon se fansat i janë shtuar shumë


Përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision”, Eugent Bushpepa ka bërë një përfaqësim dinjitoz në natën e parë gjysmëfinale. Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall” duke bërë një interpretim korrekt notash dhe performanca e tij u vlerësua shumë mirë nga kritikët e muzikës, por edhe nga personat e thjeshtë siç u pa në komentet në rrjetet sociale.

Zëri brilant i Eugentit nuk i shpëtoi as revistës prestigjioze britanike “The Sun” e cila i dedikoi një artikull këngëtarit shqiptar.

Por një “ndryshim” ka ndodhur edhe në “Instagram”-in e tij personal, shifrat e të cilit na tregojnë fare qartë se sa shumë e kanë pëlqyer performancën e Eugentit në “Eurovision Song Contest” 2018.

Para paraqitjes së tij, Eugenti kishte rreth 18 mijë ndjekës në “Instagram”, por vetëm dy ditë pas performancës magjike, shifrat e ndjekësve në këtë rrjet social kanë shkuar rreth 24 mijë, pra diku te 6 mijë ndjekës më shumë. Nuk është shifër e vogël për dy ditë, urime Eugent, shpresojmë me një fitore!

© Panoramaplus.al