Këngëtarja Bleona Qereti bëri që e gjithë vëmendja të shkonte tek ajo teksa parakaloi në tapetin e kuq të VIP-ave në “Vanity Fair”, në muajin mars në Los Angeles.
Arsyeja është pikërisht veshja e saj, një fustan transparent i cili i ekspozonte tërësisht gjoksin. Për këtë shkruan gjatë jo vetëm mediat shqiptare, por edhe mediat ndërkombëtare.

Por vetë këngëtarja e ka një shpjegim për këtë veshje që të gjithë e kritikuan. Ajo ka thënë për mediat e huaja se një gjë të tillë e bëri që të theksonte më shumë standardet e dyfishta në shoqëri.
Gjithashtu ajo rrëfeu se kishte dëshirë të bënte diçka për barazinë gjinore.
Bleona, e cila u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2010, ka thënë se ka marrë vetëm përgjigje negative dhe kritika për veshjen e saj, pikërisht prej vendit nga vjen.
“Të gjithë flasin për barazi gjinore dhe të gjithë mendojnë se është shumë në rregull që një mashkull të dal në skenë pa bluzë, por kur një femër del me një fustan që tregon shumë është një problem i madh. Çfarë ndodhi me barazinë gjinore? Unë dua të bëj diçka për këtë gjë”- tha ajo për “BANG Showbiz”.
“Për shembull mendoj se ka dy standarde në paraqitjen në tapetin e kuq. Nëse Kim Kardashian apo Lady Gaga do të vishnin të njëjtin fustan si ai i imi do të thonin ‘Uau shikoje atë fustan, shikoje atë trup’. Ndërsa kur e vesha unë njerëzit thonë ‘Oh ajo ka nevojë për vëmendje’, sepse unë vij nga një shtet tjetër. Dhe unë them ‘normalisht që kam nevojë për vëmendje’, por ju nuk e kuptoni se unë kam qenë Kim Kardashian apo Lady Gaga në vendin tim madje edhe kur Kim Kardashian dhe Lady Gaga nuk ekzistonin. Kam që në moshën 5-vjeçare që po bëj këtë gjë. Jam duke u përpjekur që të ec përpara nga shtëpia në botë. Unë nuk po përpiqen që të konkurroj me askënd, sepse mendoj se nuk ka konkurrencë kur ti po bën rrugën tënde. Unë jam në rrugën time”, – është shprehur Bleona.
Por pavarësisht fjalëve negative që ka marrë, këngëtarja e hitit “Wicked Love”, ka shtuar se shumë nga të ftuarit në festë e kanë pëlqyer fustanin e saj të “shkëlqyer”.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
