Anna Lika është një nga femrat më të komentuara të showbizz-it shqiptar, për shkak të postimeve që bën në “Instagram” apo deklaratave në studiot televizive.

Nëse shkoni në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” do të gjeni foto me poza mjaft seksi dhe sensuale.

Por së fundmi Anna ka publikuar në “Instastory” një fotografi të vjetër. Aktorja e humorit shfaqet kur ka qenë e vogël, me flokë të shkurtër dh bionde.

Ajo tregon se personi tjetër në foto është xhaxhai i saj, i cili në atë kohë ka qenë edhe ai fëmijë për vete.
“Sa e mirë unë e vogël. Vdeksha, si yll, si dritë”, ka shkruar Anna në foto.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
