Moderatori i njohur i emisionit “Xing me Ermalin” duket se është bërë nostalgjik për vitet e tij të fëmijërisë.

Ermal Mamaqi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të viteve 90-të. Aty ai shfaqet me disa nga miqtë e tij të fëmijërisë duke luajtur.

“Vitet 90′. Nuk kishim Insta. Luanim me top. Flori,Bona,Arbër,Rezi. dhe unë si okllai…11 Janari”, shkruan moderarori bashkëngjitur me foton.
Të shumta kanë qenë edhe komentet, ku ndjekësit pyesnin Ermalin se cili nga ata në foto është ai. Po ju e gjetët?
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
