17 Janar, 2019

E gjeni kush është? Dhjetë vite më e vjetër, por më seksi se më parë (FOTO)


Ndonjëherë sfidat e krijuara nga persona të thjeshtë, jo të famshëm dhe me shumë ndjekës, bëhen sensacionale dhe rrjetet sociale u vijnë në ndihmë.

E një gjë e tillë ka ndodhur edhe me sfidën më të momentit në “Instagram”, që ka të bëjë me postimin e fotove para 10-vitesh dhe tani.

Sfida u përhap menjëherë gjerësisht sa u bë virale. Madje edhe të famshmit shqiptarë apo të huaj kanë postuar fotografi të tyre para 10-vitesh dhe të këtij viti.

Pre e sfidës ka rënë edhe këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez, e cila është 49 vjeçe dhe shumë më seksi sesa 10 vite më parë.

Lopez në profilin e saj në “Instagram” ka postuar një foto kur ka qenë në pritje të ëmbël të dy binjakëve të saj, duke e krahasuar atë me një imazh të kohëve të fundit.

Duke bërë krahasimin, vetëm Jennifer mund të jetë më seksi kur është “më e vjetër” sesa e re.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al