Vesa Luma është treguar kurdoherë e hapur me ndjekësit në rrjete sociale për jetën e saj private.

Këngëtarja shqiptare prej disa vitesh jeton në Zelandën e Re, bashkë me partnerin, Big Basta, dhe me djalin e tyre, Lian.

Mbrëmjen e djeshme, ajo vendosi të publikonte në llogarinë e saj në Instagram një video gazmore të partnerit.

Vesa tregoi se bashkë kishin shkuar në kinema për të parë një film, por pasi dritat ishin fikur, reperin e kishte zënë gjumi menjëherë.
“Mezi pritëm fundjavën me shku në kinema’ me flejt”, shkroi këngëtarja krahas videos, shoqëruar edhe me disa ‘emoji’ duke qeshur me lot.

Artistja e ka treguar gjithmonë se bashkëshorti i saj është shumë i përkushtuar e dedikimet e dashurisë nuk mungojnë, ku si njëri, si tjetri, përdorin fjalët më të ëmbla.
© Panoramaplus.al
