4 Dhjetor, 2019

“E dua vendin tim…”, pas ardhjes në Shqipëri, Bebe Rexha shpreh fjalët më të bukura për shqiptarët


Dy ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha erdhi në Shqipëri për të parë më nga afër gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria pas goditjes së fuqishme të tërmetit.

Gjithashtu Bebe ka ofruar ndihmën e saj për të prekurit nga kjo tragjedi natyrore dhe u shpreh se do të ndertojë shtëpitë e dy familjeve, njërën në Bubq dhe tjetrën në Ishëm.

Mesa duket vendi i saj, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë impresionuar pa masë këngëtaren e cila shpreh fjalët më të bukura.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ajo shkruan:

“Dje u ktheva nga një udhëtim dy ditor në Shqipëri, ku pashë dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Jam shumë e lumtur për zemrën dhe mirësinë e njerëzve atje, si dhe për të gjithë ata që kanë dhuruar nga e mbarë bota. Nuk mund t’ju falenderojmë mjaftueshëm. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim. Te Dua Shqiperi”.

 

© Panoramaplus.al