Loredana Zefi prej disa muaj po pushton titujt e mediave rozë. Jeta e saj personale është në qendër të thashethemeve.

Reperja shqiptare u martua me reperin Mozzik por marrëdhënia e saj përfundoi pak kohë pas lindjes së vajzës së tyre Hana.
Dhe tani raportohet se Loredana është në një romancë me reperin gjerman Bonez MC.
Më në fund të dy u janë adresuar thashethemeve.
Bonez MC publikoi një foto me Loderanën në Instagram dhe shkroi: “Thashetheme, i dua.”
Me të njëjtin koment është përgjigjur edhe këngëtarja: “I dua gjithashtu.”



