Rozana Radi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, ku këngët e saj kanë pasur gjithnjë sukses gjatë karrierës së saj në muzikë.

Por kohët e fundit ajo është përqendruar më së shumti te profesioni i saj i ri si moderatorë e emisonit investigativ “Boom”.

Rozana është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram” ku poston shpeshherë foto e video, por postimi i fundit ka marrë shumë vëmendje.

Këngëtarja ka zbuluar se ka lidhje familjare me një nga ish-banorët e “Big Brother 1”. Bëhet fjalë për Pol Babin me të cilin këngëtarja ka postuar një foto dhe shkruan se janë kushërinj, fakt që askush nuk e dinte deri tani.

Kujtojmë që Poli, ish-banori të cilin vajzat e simpatizonin shumë, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ushtron profesionin si aktor.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
